Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se sot në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuari për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.
Vetëvendosje konfirmon se ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i.
Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen Dardan Sejdiu dhe Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim. /Mesazhi/