VV: Marrëveshja për targat e turpshme dhe jo reciproke

avën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitë dhe opozitë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut, gjatë një konference për media, ku tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deri tanishme.

“Për të saktësuar marrëveshja 14 shtatorit në thelb nuk ndryshon nga ajo 2 korrik. Duhet t’i bëhet me dije qytetarëve se kjo marrëveshje nuk është reciproke, pse duhet të vazhdohet edhe për pesë vite lëshimi targave me KS”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket kishës ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë.

Sipas saj, ai objekt duhet të trajtohet në formën se si është, si objekt i gjenocidit e që zgjon traumën e çdo shqiptari.