Ballina Lajmet Kosovë VV-ja paralajmëron protesta nëse Thaçi s’e ndal dialogun pa mandat kushtetues

VV-ja paralajmëron protesta nëse Thaçi s’e ndal dialogun pa mandat kushtetues

Protesta dhe demonstrata popullore ka paralajmëruar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, nëse, siç është shprehur ajo, presidenti Hashim Thaçi nuk ndal dialogun pa mandat kushtetues.

“Ne do te veprojmë varësisht prej situatës. Nëse Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Lidhur me qëndrimin e Listës Serbe, e cila është shprehur e gatshme të rrëzojë Qeverinë, nëse nuk hiqet taksa prej 10 për qind për produktet serbe, pasi është pyetur, nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, nuk përjashtoi mundësinë e shfrytëzimit të votave të LS-së për rrëzim të Qeverisë.

“Ne jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse ata (Lista Serbe) votojnë për rrëzim të Qeverisë, edhe votat e tyre llogariten”, ka thënë Kollçaku./koha.net

Exit mobile version