Pas lajmit të arrestimit të 6 zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, zyrtarë e VV nuk pranojnë të flasin për këtë çështje.
E kontaktuar me telefon nga lajmi.net, zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, tha se nuk mund të konfirmojnë arrestimin e aktivistëve.
Por ajo deklaroi se së shpejti do të thërrasin një konferencë për media.
Ajo gjithashtu nuk pranoi të flasë as për aksionet e policisë nëpër shtëpitë e aktivistëve.
Ndërkohë, me një komunikatë për media, Vetëvendosje ka njoftuar se sot në orë 12:00, në vend të asaj që ishte paralajmëruar për orën 13:00, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.