Qytetarët e Vushtrrisë për herë të dytë kanë organizuar faljen e namazit të Bajramit në qendër të qytetit, saktësisht në sheshin e qytetit “Adem Jashari”.
Kjo për faktin se interesimi i madh i besimtarëve për të kryer këtë rit fetar gjithmonë ka shënuar rritje, ku si pasojë edhe xhamitë, gjegjësisht hapësirat e tyre kanë rezultuar të pamjaftueshme për të falur këtë namaz.