Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se vullkani Kilauea në Hawaii një nga vullkanet më aktivë në botë, vazhdon të lëshojë llavë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në faqen e internetit të USGS thuhet se vullkani ka arritur fazën e tij të 15-të të shpërthimit.
Më tej vihet në dukje se edhe kanali jugor është bërë aktiv, pas shpërthimeve të llavës që ndodhin në kanalin verior të kraterit, ku secila prej tyre vazhdon 5 deri në 10 minuta.
Llava që vjen nga të dy kanalet ka mbuluar afërsisht 5 për qind të bazës. Gjatë shpërthimeve lartësia e llavës arrin nga 50 deri në 100 metra.
Që nga dhjetori 2024 e deri më tani, vullkani Kilauea ka hedhur llavë gjithsej 15 herë.
Më e shkurtra prej këtyre shpërthimeve zgjati 13 orë ndërsa më e gjata ka zgjatur 8 ditë.