Ballina Lajmet Vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen dhjetëra persona

Vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen dhjetëra persona

Vullkani Fuego në Guatemalë ka filluar të lëshojë shkëmbinj dhe materiale të nxehta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë i Guatemalës njoftoi se rrjedha e përbërë nga baltë, ujë dhe materiale vullkanike, si pasojë edhe e shirave ka shkatërruar pemët nga vendet që ka kaluar.

Kryetari i Institutit, Eddy Sanchez, tha se edhe pse është zvogëluar aktiviteti i Vullkanit Fuego ende vazhdon rreziku.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga rrjedha e sedimenteve në Lumin Panaleon, nga rajoni Santa Lucia Cotzumalguapa janë evakuuar 72 persona

Kërkimet zyrtare për të humburit pas shpërthimit kanë përfunduar dje, ndërsa në disa rajone ende vazhdojnë kërkimet e kryera nga vullnetarë.

Mbi 4 mijë persona në Guatemalë qëndrojnë në strehimore pas shpërthimeve të javës së kaluar, ndërsa kishin humbur jetën 110 persona.

Zyrtarët mëngjesin e së dielës së kaluar kanë vërejtur aktivitete në vullkan, por nuk kanë marrë vendim për evakuim. Për këtë ishte nisur hetim.

Nga shpërthimet në vullkan janë ndikuar 1.7 milion persona.

Exit mobile version