Vuçiq thotë se me Thaçin takohet për të shpëtuar koka serbësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin që do ta zhvillojë sot me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të BE-së që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ai për TV Happy ka thënë se është më mirë që të takohen, nëse sipas tij një gjë e tillë do t`ia shpëtonte kokën edhe të cilitdo serb në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është mirë as për mua as për të që të takohemi, por duhet, kjo është puna ime, duhet ta bëjë atë që nuk e bëjnë të tjerët”.

Kreu i shtetit serb njëherit theksoi se ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjen e Beogradit “do të jetë me Thaçin, Junckerin, Mogherinin, Hahnin” në Sofje, sepse kjo është puna e tij, pavarësisht nëse i pëlqen kjo ose jo.

Vuçiq gjithashtu tha në këtë intervistë se ka arritur që pas 10 vjetësh ta kthejnë Serbinë “në lojë” sa i përket çështjes së Kosovës dhe që të flitet për kompromis.