Vuçiq sot konsultohet me shqiptarët e Luginës për formimin e Qeverisë së Serbisë

epa08534511 Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a press conference after the overnight riots in Belgrade, Serbia, 08 July 2020. Thousands have gathered in front of the Serbian Parliament in Belgrade on 07 July 2020 to protest the new measures to stem the spread of the SARS-CoV-2 coronavirus, which causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës për formimin e Qeverisë së Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohet sot me fillim prej orës 10:00 me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, transmeton lajmi.net, ky takim do të zhvillohet në Beograd në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës së Serbisë.

Po ashtu, sipas këtij  mediumi, Vuçiq do të konsultohet edhe me partitë e tjera.

Theksojmë se në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë kandiduan me një listë të përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, kanë arritur që t’i sigurojnë tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.