Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.
“Mbetet në fuqi akuza dhe fletarresti ynë i qartë. Nuk heqim dorë nga drejtësia për viktimat dhe të vrarët”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se qëndrimi ndaj Haradinajt nuk do të ndryshojë.
“Por, populli ynë në Kosovë ndodhet para një vendimi të vështirë: të shkojë me Haradinajn, ose me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, e cila ka program më ekstrem se sa Haradinaj, bashkimin në Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vuçiq.
Ai deklaroi se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë.
Në bisedë me gazetarët ai ka hedhur poshtë kritikat “patriotike” të politikanëve nga Beogradi, të cilët thonë se nuk kanë vizituar asnjë fshat në Kosovë në llogari të Listës Serbe.
Kreu i shtetit serb tha se Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.