Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiq pret me ceremoni shtetërore presidenten e Komisionit Evropian

Vuçiq pret me ceremoni shtetërore presidenten e Komisionit Evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në mënyrë solemne presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e cila ka mbërritur për një vizitë pune dyditore në Serbi, raporton Anadolu.

Pritja u organizua me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pasuar nga një bisedë kokë më kokë Vuçiq-von der Leyen dhe bisedimeve plenare nga delegacionet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Më herët, Vuçiq në rrjetet sociale ka deklaruar se ai dhe von der Leyen presin bisedime të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, përparimin në rrugën evropiane të Serbisë dhe mundësitë që vendi dëshiron t’i përdorë kur bëhet fjalë për momentin e ri në procesin e zgjerimit.

Von der Leyen erdhi në Beograd nga Bosnjë e Hercegovina, ndërsa më parë vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga Beogradi ajo nesër niset për në Kosovë ndërsa turneun rajonal e përfundon me një vizitë në Mal të Zi po atë ditë.

Exit mobile version