Ballina Uncategorized Vuçiq niset për në Banjë, mirëpo ndalohet nga Policia e Kosovës

Vuçiq niset për në Banjë, mirëpo ndalohet nga Policia e Kosovës

Megjithë vendimin e Qeverisë së Kosovës për anulimin e vizitës së Vuçiqit në zonën e Drenicës, siç duket presidenti serb përsëri është nisur për ta vizituar fshatin Banjë të Skënderajt.

Megjithatë, siç raporton “Telegrafi” serb, Policia e Kosovës e ka ndaluar Vuçiqin në rrugën Zubin Potok- Banjë ku e kanë udhëzuar që mos të vazhdojë udhëtimin për shkaqe sigurie, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, tanimë është duke u zhilluar një debat mes Policisë së Kosovës dhe presidentit serb.E në anën tjetër, protestuesit kanë vënë barrikada në rrugë për të bllokuar çdo rrugë që dërgon në fshatin Banjë.

Exit mobile version