Vuçiq: Nga Lavrovi pranova informata shqetësuese për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se është informuar nga shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, se e presin Serbinë periudhë të vështira, ku do të ballafaqohen me presione të shumta sa i përket Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Rusisë në Beograd, Vuçiq tha se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për këtë duhet të deklarohet edhe Rusia, transmeton Telegrafi.

“Do të mbrojmë interesat tona, pavarësisht çmimit që do të duhej ta paguanim”, ka porositur Vuçiq duke shtuar se prej sot do të jetë në kontakt të vazhdueshëm më Kremlinin.

“Kemi marrë vlerësime të caktuara nga Rusia, më saktësisht nga Lavrovi, që mua si president më kanë shqetësuar, e kanë të bëjnë me planet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka shtuar Vuçiq.