Kryeministri serb, Aleskandar Vuçiq ka thënë se vendimi i gjykatës për lirimin e Ramush Haradinajt ishte qesharak, për të mos thënë i pikëlluar ose i trishtuar.
Ai ka thënë se ekipi ligjor i Serbisë do ta analizoj vendimin e gjykatës franceze dhe së shpejti do bëhen të ditur hapat e tjerë, transmeton lajmi.net.
Vuçiq theksoi se Serbia ka dorëzuar një dokumentacion gjyqësor të plotë për ekstradim. Ai ka shtuar se pika e katërt në vendimin e gjykatës është kryesorja pasi në të thuhej se ekstradimi kishte pasoja të rënda për Haradinaj.
Sot Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./