Vuçiq: Amerikanët na dëgjuan e hoqën pikën ku kërkonin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas Vuciq, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.

“Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq, raporton PTC.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.

Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.