Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tërhequr ambasadorin e Serbisë në Turqi, Danilo Vuçetiç.
Dekreti për tërheqjen është shpallur në Gazetën Zyrtare më 7 nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë një ditë pas.
Vuçiç në tetor tërhoqi edhe ambasadorin e Serbisë në Egjipt, Dragan Biseniç.
Sipas shkrimeve të mëparshme të mediave beogradase, do të ndryshohen gjysma e ambasadorëve të Serbisë, meqë shumicës u skadon mandati ose përmbushin kushtet për pension. /AA/