Afgani Farhud Nuri (10), i cili u përfshi në aksionin humanitar për ndihmë të shtatë vjeçarit nga Serbia, sot me prindërit ka vizituar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u ofroi nënshtetësi të Serbisë.
Vuçiç ftoi familjen që të qëndrojë në Serbi, të mos shkojë në Zvicër, duke theksuar se në Serbi janë të sigurtë.
“Ndoshta një ditë do të jesh president”, bëri shaka Vuçicq, i cili në fjalimet shpesh herë thekson se është bir refugjati, duke i dhuruar një kapelë dhe rrota patinazhi.
Nuri, i cili jeton në Qendrën për azil në Kërnjaç, më parë tha se ka vendosur të ndihmojë në mbledhjen e parave për kurimin e Nemanje Damçeviç (7) kur prej një miku dëgjoi se djaloshit në fjalë i duhen para për terapi pas operacionit të tumorit në tru.
“Mendoj se gjithmon është mirë të ndihmojmë”, tha Nuri, i cili më 9 gusht nxori në shitje vizatimet e tij me titull “Ëndërrat e një djaloshi dhjetë vjeçarë”.
Nuri shpesh herë vizaton portrete, andaj edhe presidentit i Serbisë, Vuçiç i dhuroi një.