Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte mysafir në transmetuesin publik të Serbisë RTS kur foli për zgjidhjet për Kosovën pas samitit të Berlinit. Fillimisht, ai ka vënë në dukje se ai nuk dëshiron të mashtrojë njerëzit e tij duke folur keq për Haradinajn dhe Thaçin.
“Thelbi është këtu, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ne jemi në një situatë të vështirë dhe askush në këtë vend nuk duhet të veprojë me nguti. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe tani të gjithë po kërkojnë fajtorin,” tha Vuçiç, duke shtuar se nëse gjithsesi duhet “një fajtor” ky fajtor do jetë ai vetë.
“Ne kemi parë disponimin e fuqive të mëdha, shpresoj se në një moment do të kem kohë të shkruaj një libër lidhur me atë se si funksionon presioni.”
I pyetur për zgjidhjen e ofruar nga ai dhe kujt ia ofron, Vuçiç tha se “nuk arriti të bëj marrëveshje për asgjë dhe prandaj nuk kishte asgjë për t’i paraqitur popullit”.
“Ideja u refuzua, pasi asnjeri as nuk dëgjoi atë që unë po ofroja. Ndërkohë që nuk isha në gjysmë të rrugës në biseda me kampin e kundërt, ideja e çdo kompromisi u refuzua. Nëse më duket se të gjithë janë duke vepruar si budallenj, për çfarë kufijsh po flasim, gjysma e botës e konsideron një lloj kufiri, gjysma tjetër e konsideron një tjetër kufi, mendova se ishte e rëndësishme të gjenim një zgjidhje kompromisi.
Lidhur me mundësinë që lideri serb ta njoh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç u përgjigj:
“Më hidhni në rrugë, nuk do ta njoh Kosovën, pavarësisht nga mënyra se si na ftojnë, në çfarëdo formati, ne shkojmë me qëndrimin se Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ne nuk e njohim Kosovën dhe kjo është e tëra”, tha Vuçiç.
I pyetur përsëri për idenë që kishte për Kosovën, presidenti tha: “Nuk është e drejtë të flasësh për diçka që nuk mu dha mundësia ta përmendja fare”.
Vuçiç theksoi se Serbia është transformuar përmes reformave ekonomike dhe ka rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor.