Vuçiç: Kosova po ma fundos karrierën politike

Vuçiç tha se ai “e di se cilado qoftë zgjidhja, ky do të jetë fundi i tij në politikë, sepse serbët kurrë nuk do ta falin atë për të ardhmen e tyre më të mirë”.

“Serbët janë të tillë, serbët nuk do të më falin kurrë për të ardhmen dhe paqen e tyre, kështu që në Serbi, vetëm humbjet dhe luftërat festohen”, – tha Vucic në një intervistë për tabloidin Kurir.

I pyetur se përse mendon kështu, presidenti tha se “do të jetë kështu” – “sepse ai njeh serbët”.

“Per herë të tretë po ju them që unë jam një njeri që deshmoi se i njeh më se miri serbët, nuk mendoj se dikush e ka deshmuar si unë. Me tregoni kur kemi nderuar ata qe e ruajten paqen? Kend e kemi nderuar, pervec ata qe kane luftuar?

Në Vidovdan, më 28 qershor, ai njoftoi, ai do të hapte Muzeun Kombëtar, ndër të tjera, dhe përsëri pyeti “kwnd e kemi respektuar”.

“Jo, ne i kemi respektuam vetëm ata që ishin ushtarë dhe askend tjetër. Jam absolutisht i sigurt se për çdo vendim mbi Kosovën nuk do të kem mbështetjen e shumicës së popullit tim, por jam i sigurt se do të ketë një konsideratë tjetër rreth se ardhmes, dhe një konsideratë tjetër përmes historisë – për rolin tim dhe çfarë mund të kishte qenë dhe duhet të ishte bërë dhe nëse mendoni se jam gati të them nesër: “Ja Kosovën ja asgjë” tha Vuçiç.

Ai tha se shpreson për një zgjidhje për Kosovën, “por më parë dëshiron të shohë se çfarë Serbia mund të marrë si nga aspekti territorial ashtu edhe për çdo gjë tjetër”.

Megjithatë, ai e vlerëson situatën e përgjithshme si “shumë të vështirë” dhe thekson se Serbia është në “një situatë jashtëzakonisht të vështirë”.  /MESAZHI/