Ballina Lajmet “Vuajtja jonë mbetet njëlloj”: Reagimet e grave boshnjake për dënimin e Ratko...

“Vuajtja jonë mbetet njëlloj”: Reagimet e grave boshnjake për dënimin e Ratko Mlladiqit

Nëna të burrave dhe djemve të masakruar gjatë gjenocidit në Srebrenicë ndoqën dënimin me burgim të përjetshëm të gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Familjarë që humbën të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës thanë se nuk mund të gjendet një dënim i përshtatshëm për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mladiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për gjenocid në Luftën e Bosnjës, por ata shtuan se drejtësia u vu në vend.

Vasva Smajloviç 74 vjeçe, e cila humbi burrin dhe dhëndrin në masakrën e Srebrenicës, tha se asnjë dënim për Mlladiqin nuk do ta lehtësonte dhimbjen e saj.

Ajo tha mes lotësh, ndërsa ndiqte transmetimin e drejtpërdrejtë të vendimit për dënimin e Malldiqit, se ka humbur më shumë se 50 anëtarë të familjes së zgjeruar në masakër.

“Çfarëdo vendime të merrej, vuajtja jonë mbetet njëlloj. Nuk di nëse vendimi për burgim të përjetshëm do të më bënte të ndjehem më mirë”, tha Vasva.

Por kunata e saj tha se me këtë vendim, u vu në vend drejtësia.

Bida Smajloviq, e cila e pa për herë të fundit të shoqin në korrik të vitit 1995, kur vraponte nëpër pyll, ndërsa përpiqej të largohej nga Srebrenica, tha se nuk ka asgjë që të mund ta kompensojë dhimbjen e saj. Eshtrat e të shoqit u gjetën më vonë në një varr masiv dhe u varrosën në vitin 2005.

“Ata që ikën nuk kthehen më. Mlladiqi nuk do të ndjente asgjë, për çdo dënim. Ai nuk e ndjen dhimbjen tonë. Por të paktën u vu në vend drejtësia”, thotë ajo.

Burrat dhe familjarët e grave boshnjake u vranë kur forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Mladiq, morën kontrollin e rajonit të Srebrenicës që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, në 11 korrik të vitit 1995.

Ata i ndanë gratë nga burrat dhe masakruan rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë brenda vetëm disa ditësh.

Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e gjenocidit në 6 distrikte të tjera.

Por ndërsa gratë myslimane ndiqnin transmetimin e seancës për dënimin e Ratko Mlladiqit nga shtëpitë e tyre dhe nga qendra e memorialeve për viktimat e masakrës në Potocar, në Srebrenicë dhe në qytetin pranë Bratunac, u panë fotografi të Malldiqit dhe disa parulla ku shkruhej: “Ti je heroi ynë”.

Në Srebrenicë serbët e pyetur, nuk deshën të komentonin për dënimin.

Serbët e Bosnjës e shohin Ratko Mladiqin si heroin dhe mbrojtësin e tyre.

Polarizimi i thellë mes tyre dhe fqinjëve myslimanë boshnjakë lidhur me temën e luftës, tregon se procesi i pajtimit në Bosnjë ka qenë tepër i ngadalshëm.

Exit mobile version