Ballina Lajmet Kosovë “Vritni një serb, do të vrasim njëqind myslimanë”, sot 27 vjet nga...

“Vritni një serb, do të vrasim njëqind myslimanë”, sot 27 vjet nga fjalimi i Vuçiqit

“Epo ju bombardoni, vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind myslimanë, kështu që të shohim nëse komuniteti ndërkombëtar apo dikush tjetër do të lejohen të sulmojnë pozicionet serbe, nëse mund të sillen kështu me popullin serb”, kishte deklaruar presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 27 vite më parë apo më 20 korrik 1995 në Kuvendin serb.

Kjo fjali është dëshmi e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës luftarake të përdorur nga Vuçiq gjatë viteve të nëntëdhjeta, raporton Danas.

Kështu, presidenti i Serbisë do të mbahet mend si dikush që donte që boshnjakët të ishin të shenjtë, siç bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore kur vendosën rregullin – për një gjerman të vrarë, njëqind serb do të pushkatohen, shkruan tutje mediumi serb që shpeshherë kritikon Vuçiqin.

Atëkohë, Vuçiq ishte ishte pjesë e partisë radikale të kriminelit të gjykuar nga Tribunali i Hagës, Vojislav Sheshel.

Më shumë se 20 vjet më vonë, Vuçiç pohoi në N1 se fjalët e tij të folura në foltoren e parlamentit nuk u transmetuan me besnikëri.

“Ekziston, dhe ishte jashtë kontekstit. Ky ishte kontributi i radios së RTS gjatë fushatës më të ashpër të Millosheviçit dhe sulmit të tij në 1995 kundër radikalëve”, deklaronte ai duke arsyetuar fjalimin e tij.

Exit mobile version