Një punonjës shpëtimi që nxorri nga rrënojat një fëmijë të gjallë në vitin e kaluar, është qëlluar për vdekje sot në Siri.
22-vjeçari derdhi lot kur ia doli të nxirrte fëmijën e gjallë nga rrënojat.
Lajmin e kobshëm për vdekjen e tij e ka konfirmuar miku i tij i ngushtë Ebu, i cili ka shtuar se ‘heroi ishte mes 7 vullnetarëve kur është qëlluar për vdekje’.
Një zëdhënës i grupit vullnetar, Helmetat e Bardha, tha se ai u qëllua nga një sulmues i paidentifikuar, që në orët e mëngjesit sulmoi zyrën e grupit në Sarmin.
Trupat e shtatë vullnetarëve të vrarë në mëngjesin e sotëm janë varrosur nga familjarët dhe miqtë./Mesazhi/