Vritet palestinezi që u ndihmoi të prekurve në tërmetet në Turqi

Më 26 shkurt, Aktash u vra dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në sulmet e kryera nga kolonët nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite në fshatin Zatara, në jug të Nablusit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Palestinezi, Sameh Aktash, i cili ndihmoi të prekurit e tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi, pas kthimit në shtëpinë e tij, në Bregun Perëndimor është vrarë nga forcat izraelite.

Aktash, 37 vjeç, familja e të cilit thotë se ai “e donte jetën dhe i ndihmonte të tjerët në vendlindjen e tij dhe në Türkiye, të cilën ai e adhuronte”, u qëllua në bark.

Kolonët kryen akte të dhunshem në fshatrat Hawara, Beita, Asira al-Qibliya, Burin dhe Zatara, pasi dy izraelitë u vranë në një sulm me armë zjarri në makinën e tyre pranë Hawara.

Lidhja e posaçme me Turqinë

Vëllai i madh i Sameh, Wasel Aktash, 52 vjeç, tha se vëllai i tij më i vogël “e donte jetën dhe i mëshironte njerëzit. Ai ishte një predikues dhe e donte shumë Turqinë.”

Wasel tha për Anadolu se “Sameh doli për 40 ditë si predikues në Turqi dhe ai, si familja e tij, ka marrëdhënie të forta me miqtë dhe tregtarët në Turqinë jugore.”

Sameh vizitoi Turqinë disa herë me familjen e tij, dhe kur ndodhi tërmeti, ai vendosi të shkonte për t’u ofruar ndihmë njerëzve të prekur dhe në koordinim me vëllain e tyre Yasser, i cili jeton në qytetin e Bursës në Turqinë veriperëndimore.

“Sameh shpërndau rreth dy kamionë me ushqime, batanije dhe shtroje në zonat turke të goditura nga tërmeti”, tha vëllai i tij.

“Ajo që u kemi ofruar vëllezërve në Turqi është pak dhe është diçka që nuk duhet përmendur dhe ata kanë një vend të madh në zemrat tona,” tha Wasel.

Sameh i përcolli familjes së tij histori të trishtueshme për shkallën e shkatërrimit dhe vuajtjen e të prekurve në Turqi. Pas kthimit të tij në fshat, ai filloi të punonte me Bashkinë Beita për të blerë pajisje, vinça dhe sensorë termikë për t’u përdorur në rast të një tërmeti në Palestinë. /trt