Vritet një ushtar turk gjatë luftimeve në Siri

Gjatë përleshjeve mes pjesëtarëve të forcave të armatosura turke dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë ka rënë dëshmor një ushtar, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri te përleshja erdhi pasi pjesëtarët e organizatës terroriste tentuan të depërtojnë në vendin Ziyara, që gjendet nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Në këto përleshje u neutralizuan 18 pjesëtarë të DAESH-it.

Në kuadër të ofensivës së njëjtë është hapur zjarr në 75 pozicione të terroristëve, ku si pasojë janë shkatërruar armë, strehimore të përkohshme dhe dy automjete.