Ballina Sport Futboll Vritet një tjetër futbollist palestinez në sulmin e Izraelit në Gaza

Vritet një tjetër futbollist palestinez në sulmin e Izraelit në Gaza

Muhammed Berekat

Futbollisti palestinez, Muhammed Berekat është vrarë në sulmin e Izraelit në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Federata e Futbollit të Palestinës ka bërë një deklaratë në faqen e saj të internetit në lidhje me vrasjen e futbollistit Berekat.

Në deklaratë thuhet se sportistët palestinezë kanë vazhduar të humbasin jetën nga sulmet izraelite dhe së fundmi është futbollisti i kombëtares së futbollit në plazh, Muhammed Berekat, i ashtuquajtur “luani”. Ai është vrarë dje në bombardimet izraelite në Khan Yunis në ditën e parë të Ramazanit.

Thuhet se me vrasjen e Berekatit, numri i sportistëve palestinezë që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor u rrit në 158, përfshirë 91 futbollistë.

Në sulmet e Izraelit u shkatërruan 22 objekte sportive në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Berekat, i njohur si “luani”, i cili filloi futbollin profesionist në klubin e të rinjve në vitin 2015, u bë futbollisti i parë që shënoi 100 gola me të njëjtën fanellë teksa luante për klubin Khan Yunis.

Pasi luajti për klubin Khan Yunis, Berekat luajti edhe për klube të ndryshme në Gaza.

Exit mobile version