Me datë 17.05.2017 në ora 02:00 stacioni policor në Rahovec ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Ratkoc saktësisht në afërsi të udhëkryqit që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.
Policia e Kosovës ka njoftuar, se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës.
Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.
“Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm”, njofton tutje drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës.
Për çdo informatë shtesë lidhur me rastin do të njoftoheni me kohë