Vritet një i ri në Prishtinë

Një person rreth moshës 17 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfimruar edhe Policia.

Trupi i të riut me katër plumba është gjetur rreth orës 11:00, afër shkolla “Model”, në rrugën “Gjon Serreçi”.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur mjektët në vendin e ngjarjes, ndonëse akoma nuk ka asnjë informatë zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur kjo vrasje.

Tashmë trupin e të ndjerit e ka marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa kryeprokurori Ymer Beka, vrasjen e ka cilësuar si të dyshimtë, njofton Klan Kosova.