Vritet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës në një deklaratë të shkurtë për portalin Koha.net, ka thënë se vrasja në Mitrovicë ka ndodhur jashtë oborrit të gjimnazit “Frang Bardhi”.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Koha.net se ende nuk dihet nëse i vrari është nxënës i gjimnazit “Frang Bardhi”.

“Deri më tani mund të konfirmojmë se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë. Detajet tjera ende nuk mund të konfirmohen”, ka thënë Zahiti.