Vritet një gazetar palestinez në sulmin izraelit ndaj një tende në jug të Rripit të Gazës

 Ushtria izraelite kreu sulm ndaj tendave ku qëndronin gazetarët pranë spitalit “Naser” në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Si pasojë e sulmit të kryer ndaj qytetit Khan Younis humbi jetën gazetari Helmi al-Faqawi, ndërsa u plagosën shumë gazetarë të tjerë.

Gazetarët e plagosur si pasojë e sulmit u transferuan në spitalin “Naser”. Ndërkohë është regjistruar dëmi në tendën e cila ishte objektiv i sulmit. Në pamje shihen momentet pas sulmit dhe dëmi i shënuar.

Në një deklaratë më parë nga Zyra për media në Gaza thuhej se është rritur në 208 numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023, janë vrarë rreth 50.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 115 mijë të tjerë janë plagosur.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).