Ballina Lajmet Vritet një biznesmen në Tiranë

Vritet një biznesmen në Tiranë

Biznesmeni E.R ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes pasi të mërkurën në mbrëmje ishte qëlluar me armë zjarri në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë.

Sipas informacioneve për Euronews Albania, ai ishte një biznesmen me origjinë nga Dibra.

Ai dyshohet të jetë qëlluar nga distanca me pushkë pasi kamerat nuk kanë arritur të filmojnë asnjë person. Familjarët e tij pretendojnë se ai nuk ka pasur konflikte me njeri.
Ende nuk dihen detaje për atentatorët.

Exit mobile version