PARIS: Një person i pa identifikuar ka vrarë një grua të mbuluar muslimane e cila po kalonte me automjetin e saj në rrugën Candale raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Le Parisien”, bazuar në burimet e policisë mësohet se në orët e mbrëmjes së djeshme një person i pa identifikuar ka vrarë një grua të mbuluar muslimane e cila po kalonte me automjetin e saj në rrugën Candale.
Në lajm vihet në dukje se sulmuesi me motoçikletë ka vrarë 30 vjeçaren duke e qëlluar 5 herë në kokë. Ka dyshime se ngjarje mund të jetë një sulm islamofobik. Gjithashtu bëhet e ditur se prokuroria në Bobigny ka nisur hetimin penal në lidhje me sulmin.
Ndërsa në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shoqata për Luftën kundër Islamofobisë në Francë (CCIF), për hetimet në lidhje me sulmin, theksohet se duke marrë parasysh vendin ku është kryer sulmi dhe vendosja në objektiv e një gruaje të mbuluar, ngjarja duhet të shikohet edhe me karakter islamofobik.
Gjithashtu në deklaratë i është bërë thirrje edhe dëshmitarëve të mundshëm që të ndajnë informacione në lidhje me ngjarjen.