Ballina Lajmet Vritet me thikë një 25-vjeçar në Shqipëri

Vritet me thikë një 25-vjeçar në Shqipëri

Një 25-vjeçar në Dibër humbi jetën në spital pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras, në Dibër.

Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet I.Z, 25 vjeç.

Shkaqet e kësaj vrasje me thikë janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, transmeton tch.

Pak orë pasi ndodhi krimi, policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu është shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, që është ende në arrati.

Exit mobile version