Një 39-vjeçare, gjyqtare e shkallës së parë në Shkodër u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj.
Fadil Kasemi 53 vjeç qëlloi mbi gruan e tij, Fildez Kasemi 39 vjeçe, teksa kjo e fundit po lëvizte me një automjet Mercedes Benz.
Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjteje, në zonën e ” Xhamllikut ” në kryeqytet ndërsa autori i krimit të rëndë është vënë në pranga menjëherë. Policia ka sekustruar edhe armën e krimit ndërsa çifti rezulton i divorcuar dhe gjyqtarja rezulton me urdhër mbrojtjeje.
Në korrik të 2015, autori i krimit Fadil Kasemi do të arrestohej nga policia pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste Fildezen në sy të fëmijëve në zonën e Golemit. Sherri mes çiftit kishte nisur pas divorcit ndërsa historia e tyre përfundoi tragjikisht ketë të enjte.