Vritet 33 vjeçari në Prishtinë, plagoset 19 vjeçarja

Rreth  orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Si pasoj e këtyre të shtënave janë plagosur dy persona, njëc mashkull me inicialet N.S 33 vjeçar dhe një femër me inicialet R.C 19 vjeçare, raporton arbresh.info.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.  Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R.C,  19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit, menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga të plagosurit N.S, nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, QKUK-ja  ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë. /Arbresh.info/