Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe një i katërt është plagosur. Ngjarja ndodhi në Bregun e pushtuar Perëndimor, në vendbanimin e quajtur Har Adar.
Al Jazeera njofton se personi i armatosuri u qëllua për vdekje pas sulmit.
“Ai u identifikua si një burrë 37 vjeçar, babai i katër fëmijëve nga fshati i afërt i Beit Surik. Har Adar lokacion i banuar nga kolonët izraelit dhe gjendet në perëndim të Jeruzalemit, në kufirin midis Bregut Perëndimor dhe Izraelit.
Bazuar në statistikat që i ka publikuar Al Jazeer, që nga shtatori i vitit 2015, palestinezët kanë vrarë 48 izraelitë, dhe po gjatë kësaj kohe, forcat izraelite kanë vrarë mbi 255 palestinezë. /MESAZHI/