Tetë roje afganë të sigurisë janë vrarë sot në bazën amerikane Bagram, kur automjeti i tyre u sulmua nga persona të armatosur.
Burimet qeveritare thanë se edhe dy roje të tjera u plagosën në sulmin që ndodhi të hënën vonë në bazën Bagram.
Rojet u sulmuan teksa ishin nisur për të punuar në aeroportin e Bagram, i cili është baza kryesore ushtarake e SHBA-së në Afganistan.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kanë shtuar sulmet e tyre ndaj forcave afgane të sigurisë, dhe anëtarët e grupit terrorist Daesh kanë tentuar të zgjerojnë praninë e tyre duke sulmuar në pjesë të ndryshme të vendit.
“Bagram Airbase” e cila ndodhet në provincën qendrore Parwan, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Afganistan. /MESAZHI/