Tetë persona përfshirë gjashtë gra aziatike janë vrarë dje (16 mars 2021) në sulmet ndaj tre lokaleve të masazheve në shtetin amerikan të Gjorgjisë (Georgia).
Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me prejardhje Koreane.
Zyrtarët thonë se një 21 vjeçar ishte arrestuar dhe besohej të ishe i dyshuari në të tre sulmet.
Asnjë motiv për sulmet nuk është dhënë ende.
Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatikëve në vend janë në rritje muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajësojnë aziatikët për përhapjen e virusit Covid 19 raporton BBC./Mesazhi