Gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në Mosul, të paktën 43 civilë janë vrarë “gabimisht”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmet el-Hazraci, pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, thotë për AA se në 24 orët e fundit, në kuadër të operacioneve anti-DEASH, në sulmet ajrore të organizuara, të paktën 43 civilë kanë humbur jetën dhe ka shtuar se pjesë e tyre janë edhe fëmijë dhe gra.