Vriten edhe tre ushtarë të tjerë izraelitë në konfliktet në Gaza

Foto nga arkiva

Ushtria izraelite ka njoftuar se në konfliktet në veri të Rripit të Gazës humbën jetën tre ushtarë, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite tha se tre ushtarët izraelitë kanë vdekur në konfliktet që u shënuan në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës që ndodhet nën rrethim të rreptë.

Dy nga ushtarët që humbën jetën kishin gradën e rreshterit major, njoftohet në deklaratën ku u nda informacioni se në të njëjtin konflikt u plagosën edhe tre ushtarë izraelitë, me të cilëve një oficer në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i sulmeve tokësore më 27 tetor të vitit 2023, numri i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur në konfliktet në Rripin e Gazës është rritur në 396.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, numri i ushtarëve të vdekur që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani ka arritur në 831.