Vriten dy vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Krujë, ku dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri.

Viktimat janë vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç. Ata ndërruan jetë gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacioneve, mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë.

Autor i krimit dyshohet se është Ronald Pula dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Rrethanat e këtij krimi janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore të Komisariatit të Krujës dhe të Drejtorisë së Policisë të Durrësit.

Njoftimi i Policise

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.

Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Kruja. Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Gjëndet makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit . Vijon krehja e zonës. Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.

Si ndodhi ngjarja

Informacioni paraprak i Policisë së Krujës:

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.