Dy gra ukrainase kanë vdekur pasi u sulmuan me thikë nga një person në plazhin Hurghada të Egjiptit. Ndëkohë mësohet se edhe gjashtë gra të tjera kanë mbetur të plagosura nga po i njëjti sulmues.
Sipas njoftimeve të mediave lokale, gratë u sulmuan nga një person që po notonte pranë grave të sulmuara. Edhe ministria e brendshme e Egjiptit ka konfirmuar sulmin që ndodhi në plazhin e Detit të Kuq.
Sulmuesi është arrestuar dhe po punohet në drejtim të zbardhjes së motiveve të krimit. /MESAZHI/