Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komunën e Deçanit.
Burime të Telegrafit thonë se dy të rinj të familjes Rama, nga fshati Shaptej i Deçanit, kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra.
Të njëjtat burime thonë se vrasja e tyre ka ndodhur nga pjesëtarë të familjes Lushaj, me të cilët kanë pasur probleme edhe më parë.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë në rajonin e Pejës, por kontakti ka qenë i pamundur.