Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten dy palestinezë në Gaza

Vriten dy palestinezë në Gaza

Të paktën dy palestinezë kanë vdekur në një shpërthim në Gaza, ndërsa Ministria e Shëndetësisë palestineze e ka fajësuar Izralin për këtë.

Megjithatë, ushtria izraelite mohoi se kreu sulmin ajror, sipas raporteve.

Media lokale identifikoi dy personat e vrarë si anëtarë të Brigadave të al-Quds, krahun ushtarak i “Xhihadit islamik”.

Incidenti vjen në mes të protestave të vazhdueshme në Bregun Perëndimor, mbi njohjen e Presidentit amerikan Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit.

Të premten, katër palestinezë në Gaza u vranë si pasojë e një sulmi ajror izraelit dhe 25 të tjerë u plagosën.

Në tetor, shtatë palestinezë u vranë pasi forcat izraelite shkatërruan një tunel në zonën jugore të brezit.

Që nga viti 2008, Izraeli ka nisur tre ofensiva në Rripin e Gazës.

Më e fundit u zhvillua në verën e vitit 2014 dhe rezultoi me vdekjen e më shumë se 2,200 palestinezëve.

 

Exit mobile version