Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten dhjetëra palestinezë në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Vriten dhjetëra palestinezë në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Të paktën 36 palestinezë u vranë, përfshirë gra dhe fëmijë në sulmet e ushtrisë izraelite në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit bombarduan tendën ku palestinezët e zhvendosur me forcë ishin të strehuar në rajonin Al-Mawasi të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Si pasojë e sulmit, 11 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën.

Burimet shëndetësore thanë se dy palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga bombardimet izraelite që synuan një zonë ku ishin të mbledhur civilët në rajonin Bani Suheila të qytetit Khan Younis.

Edhe në sulme të tjera në shumë vende të Gazës humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra palestinezë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 45.581 ndërsa i të plagosurve në 108.438.

Gjithashtu, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Exit mobile version