Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten dhe plagosen dhjetëra palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Vriten dhe plagosen dhjetëra palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Qeveria në Gaza njoftoi se dhjetëra 50 palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulmet tokësore të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusairat, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka vazhduar sulmet tokësore në kampin e refugjatëve Nusairat, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Theksohet se Izraeli kreu “masakra të tmerrshme” në kampin e refugjatëve Nusairat, ku hyri me 17 automjete dhe dhjetëra ushtarë dhe se mbi 50 civilë janë vrarë dhe plagosur deri më tani në sulmet e vazhdueshme tokësore të Izraelit.

Në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e viktimave në kampin Nusairat kishte shumë gra dhe fëmijë dhe se ushtria izraelite shkatërroi të paktën 20 ndërtesa në kamp.

Ushtria izraelite kreu sulmin e saj të 5-të në rajonin Al-Jadid në kampin e refugjatëve Nusairat që nga 7 tetori 2023 ndërsa mbi 100 palestinezë janë vrarë në rajonin Al-Jadid si rezultat i sulmeve të përsëritura të Izraelit.

Ndërkaq iu kërkua komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime kundër krimeve të vazhdueshme gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Exit mobile version