Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten 88 pa’lestinezë në dy su’lme iz’raelite në veri të Ga’zës

Vriten 88 pa’lestinezë në dy su’lme iz’raelite në veri të Ga’zës

Të paktën 88 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në dy sulme të kryera nga Izraeli në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan zonën e banimit rreth spitalit “Kemal Adwan” në rajonin Mesru Beit Lahiya.

Sipas vlerësimeve fillestare, nga sulmi humbën jetën 66 palestinezë, kryesisht fëmijë ndërsa 100 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët okularë thanë se shumë persona janë ende nën rrënoja. Meqenëse Izraeli ka çmontuar njësitë e tij të Mbrojtjes Civile, banorët vendas kryejnë operacione kërkim-shpëtimi me duart e tyre dhe pajisje shumë të thjeshta.

Stafi i spitalit gjithashtu mori pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të bllokuarit nën rrënoja pas sulmit.

Për shkak të numrit të kufizuar të personelit mjekësor në spital dhe Izraelit që nuk lejon ekipet e reja mjekësore të hyjnë në spital, mund të ofrohet trajtim i kufizuar për të plagosurit.

– Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Sheikh Ridwan

Në sulmin e dytë të kryer nga ushtria izraelite në veri të Gazës, 22 palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie në lagjen Sheikh Ridvan.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, avionët luftarakë izraelitë bombarduan ndërtesën 6-katëshe që i përket familjes Aruki në distriktin Sheikh Ridvan.

Në mesin e të vrarëve 10 janë fëmijë dhe 5 gra.

Është njoftuar se kishte njerëz të bllokuar nën rrënoja dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Exit mobile version