Të paktën shtatë banorë të një fshati janë vrarë pasi ishin rrëmbyer nga militantët e dyshuar të grupit taliban, njofton policia afgane.Një zëdhënës i policisë afgane ka thënë se fshatarët ishin rrëmbyer në provincën Kandahar në fillim të kësaj jave. Rreth 30 të tjerë janë liruar, por të paktën 30 figurojnë të zhdukur, ka shtuar ai.
Kombet e Bashkuara kanë theksuar se numri i civilëve të vrarë në konfliktin e vendit ka arritur në më shumë se 1.600 në pjesën e parë të vitit 2017.Sipas mediave lokale, militantët i akuzuan fshatarët se po bashkëpunonin me qeverinë./Mesazhi/