Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten 5 civilë në sulmet ajrore ruse në zonën e opozitarëve sirianë...

Vriten 5 civilë në sulmet ajrore ruse në zonën e opozitarëve sirianë të Idlibit

Pesë civilë, në mesin e të cilëve tre fëmijë, u vranë në sulmet ajrore ruse në provincën Idlib të kontrolluar nga opozita në Sirinë veriperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas observatorit të avionëve të opozitës siriane, një avion luftarak rus i tipit Su-34 kreu tre sulme ajrore në një fermë pulash pranë qendrës së qytetit Idlib.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), pesë civilë, tre prej tyre fëmijë, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Avionët luftarakë rusë, sipas observatorit, gjithashtu kryen sulme ajrore në zonën ku janë përqendruar kampet e refugjatëve në qytetin Ma’arrat Misrin, gjithashtu në provincën veriore Idlib.

Në maj të vitit 2017, Turqia, Rusia dhe Irani njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të de-eskalimit në Idlib, në kuadër të takimeve të Astanës në lidhje me krizën siriane.

Megjithatë, vetëm pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, ranë dakord më 5 mars të vitit 2020, për një armëpushim të ri në Idlib, do t’i jepej fund armiqësive dhe sulmeve ndaj civilëve e që u kthye në një zonë të de-eskalimit efektiv, me përjashtim të rasteve të sulmeve sporadike nga regjimi dhe forcat e tjera. /aa

Exit mobile version