26 ushtarë egjiptianë, duke përfshirë një kolonel i rangut të lartë, janë vrarë dhe të paktën 20 janë plagosur në një sulm me bombë vetëvrasëse që ndodhi në një pikë kontrolli ushtarak në Sinain verior.
Bëhet e ditur se edhe 40 militant janë vrarë në luftimet mes dy palëve.
Lajmin e bënë të ditur burimet e sigurisë.
Dy automjete shpërthyen kur ishin duke kaluar një pikë kontrolli në një zonë midis kufijve Rafah dhe Sheikh Zuweid, kur një bombë vetëvrasëse e sulmoi makinën e ushtarakëve. Ky ishte momenti kur shpërthyen përleshjet, që gjithsej la më shumë se 66 persona.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /MESAZHI/