Të paktën 15 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shënjestroi një shkollë të OKB-së në të cilën janë strehuar palestinezë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Al-Bureij në qytetin Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Si pasojë e shënjestrimit të shkollës “Abu Hamisa” që operon nën strukturën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), humbën jetën 3 palestinezë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Nga zjarri që u shkaktua në shkollë si pasojë e sulmit izraelit u dogjën 15 tenda ku qëndronin familjet palestineze.
Ekipet e shëndetësisë në qytetin Rafah në jug të Gazës gjatën trupat e 9 palestinezëve që humbën jetën si pasojë e shënjestrimit dje nga ushtria izraelite ndaj palestinezëve në lindje të qytetit.
Në deklaratën e Mbrojtjes Civile thuhet se 3 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në qytetin e Gazës.